Pajisje të rënda të KFOR-it shihen duke lëvizur në drejtim të Mitrovicës (VIDEO)

RTV Dukagjini ka siguruar një video ku shihen pajisje të rënda të KFOR-it duke lëvizur në rrugën Vushtrri-Mitrovicë për të vazhduar në drejtim të Mitrovicës. Sot shënon dita e dhjetë qëkur veriu është barrikaduar, ndërsa ekipet e KFOR-it janë duke e përcjellur situatën

Pamje nga video

Në një video të siguruar nga RTV Dukagjini janë parë pajisje të rënda të KFOR-it duke  duke kaluar në rrugën Vushtrri-Mitrovicë për të vazhduar për në Mitrovicë.

Aktualisht, situata në komunat veriore është e qetë por se rrugët për në pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë vazhdojnë të jenë të bllokuara nga kamionët e serbëve.

Ndryshe, sot shënon dita e dhjetë e vendosjes së barrikadave nga serbët në veri të Kosovës.

Serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar gjatë tërë kohës në Mitrovicë, dhe është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.

Por, sipas Kurtit, KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga institucionet e Kosovës për heqjen e barrikadave.

Megjithatë, kryeministri Kurti ka thënë se barrikadat e tilla nuk mund të tolerohen gjatë.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika