Hoti tregon pesë arsyet pse Projektligji për zyrtarët publikë nuk është i mirë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar me pesë arsye projektligjin për zyrtarë publikë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Projektligji për zyrtarët publikë, i cili pritet të dalë para Kuvendit të Kosovës këtë enjte, sipas Avdullah Hotit të LDK-së, ka shumë të meta.

“Projektligji PËR zyrtarët publikë” është në fakt “Projektligj KUNDËR zyrtarëve publikë”, ka shkruar Hoti.

Tutje, ai i ka renditur pesë arsyet se pse, sipas tij, ai projektligj nuk duhet të votohet në Kuvend për shkak të mangësive që i ka.

Arsyeja e parë, sipas Hotit, është se nuk respektohet parimi bazë për meritokraci.

“Projektligji e dëmton parimin bazë të shërbimit civil të bazuar në merita, që është i aftë për të tërhequr dhe mbajtur profesionistët. Kjo për shkak se: (I) shtohet ndikimi politik në rekrutim, transferim dhe ngritje në detyrë, si dhe (II) ndryshohet sistemi i karrierës përmes futjes së mandateve dhe rekrutimit të jashtëm për të gjitha pozitat drejtuese. Mandati katërvjeçar mund të përkojnë me mandatin e një qeverie, e cila gjë e lë administratën të cenueshme ndaj ndikimeve politike”, ka thënë ai.

E dyta, sipas tij, është se shkelet ligji.

“2. Një vit nga hyrja në fuqi e ligjit, drejtuesit me kontrata të përhershme i nënshtrohen konkursit. Kjo bie ndesh me parimin e ‘të drejtave ligjore të fituara’, siç përcaktohet me ligjin në fuqi dhe me praktikën gjyqësore ndërkombëtare të shërbimit civil, ku rregullat nuk duhet të ndryshohen në dëm të personelit në detyrë”, ka thënë ai.

Arsyeja e tretë, sipas Hotit, është se “Transferimi i përkohshëm i shërbyesit civil është në diskrecionin e drejtuesit të lartë të institucionit dhe mund të bëhet pa pëlqimin e zyrtarit. Kjo e hap mundësinë e keqpërdorimit të ligjit për interesa politike e personale dhe e rrit ekspozimin e shërbimit civil ndaj politikës”.

E katërta, sipas Hotit, është se paqartësia e projektligjit.

“Procedurat disiplinore nuk kanë siguri dhe proporcionalitet, si dhe nuk dihet se si do të bëhet individualizimi i masave disiplinore për çdo shkelje”, ka deklaruar Hoti.

E pesta, sipas deputetit të LDK-së, është moskoordinimi i Qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

“Sipas nenit 120 të MSA-së, Qeveria e Kosovës është e obliguar të koordinohet me BE-në në reformën e administratës publike, përfshirë projektligjin për zyrtarët publikë dhe projektligjin për pagat. Është e qartë sipas letrave zyrtare të BE-së se nuk ka koordinim për versionet aktuale për të dyja këto projektligje”, ka theksuar Hoti.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika