Një punëtor ka mbetur i vdekur nga rryma elektrike në Pejë

Një punëtor ka mbetur i vdekur në Pejë, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike

Një punëtor, të shtunën ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Lajmin për RTV DUKAGJINI e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:16 në lagjen Dardania, në Pejë.

Siç tha ai, punëtori ishte duke kryer disa punime, ku nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën elektrike.

“Rreth orës 10:16 policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi për RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika