Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë njofton se do të punojë edhe të shtunën

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë të ditur se Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë do të punojë edhe të shtunën me datën 24 dhjetor, me qëllim që të pranohen kërkesat për pagesën e avancit për vitin 2022

Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë do të punojë edhe  të shtunën me datën 24 dhjetor, me qëllim që të pranohen kërkesat për pagesën e avancit për programin e vitit 2022.

Ndër të tjera, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ftuar fërmerët që kanë kërkesa për pagesë që të paraqiten në Zyrën Qendrore të AZHB-së në Prishtinë.

“Të nderuar fermerë, ju njoftojmë se Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë – AZHB do të punoj edhe nesër, e shtunë me datë 24.12.2022 nga ora 8.00-16.00 për pranimin e Kërkesave për Pagesën e Avancit për programin e vitit 2022.

Të gjithë fermerët që kanë kërkesa për pagesë, luten të paraqiten në Zyrën Qendrore të AZHB-së në Prishtinë në Rr. “Ukshin Hoti”, ish-kompleksi “Ramiz Sadiku” kati i 9-të”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika