Mustafi: Falë mbështetjes së pashoq të Qeverisë, Lugina e Preshevës ka pranuar ndihmën më të lartë ndonjëherë nga Kosova

Ragmi Mustafi ka thënë se Studentët, aktivistët e komunitetit shqiptar në Luginë, artistët, shoqatat rinore, sportive, nismat e ndryshme, organizatat joqeveritare tanimë po ndjejnë dorën e Kosovës edhe në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë

Ragmi Mustafi,

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka thënë se falë mbështetjes së pashoq deri tani të Qeverisë së Kosovës dhe angazhimit maksimal të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Lugina e Preshevës e qytetarët shqiptar këtu, kanë pranuar ndihmën financiare më të lartë ndonjëherë nga Kosova.

Gjatë ditës së premte në mbledhje e 115 të Qeverisë është kaluar vendimi për ndarjen e  mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në vlerën prej 1,242.459.00.

Kurti: Ndamë 650 mijë euro për zbatimin e masës 3.6 dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4

Mustafi tha se studentët, aktivistët e komunitetit shqiptar në Luginë, artistët, shoqatat rinore, sportive, nismat e ndryshme, organizatat joqeveritare tanimë po ndjejnë dorën e Kosovës edhe në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Ai gjithashtu është shprehur mirënjohës për Qeverinë e Kovës për gatishmerinë e treguar.

“Marrë shkas nga kjo, shpreh mirënjohjen më të thellë të Qeverisë Kurti për gatishmërinë e treguar për të marrë përgjegjësi edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, falënderim të veçantë për anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar për angazhimin e palodhur, e qytetarët shqiptar për mbështetjen e treguar dhe besimin e dhënë ndaj qeverisjes  së  KKSH, për qasje bashkëpunuese e bashkërenduese institucionale me Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika