Kurti paralajmëron takim me KFOR-in: Nuk mund të lejojmë që të kalojnë javë e të mos e kemi lirinë e lëvizjes

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti në një konferencë për media në të shtunën e 24 dhjetorit, ka thënë se shpreson që pas Krishtlindjeve të ketë një takim me komandantin e KFOR-it dhe të sqarohen rreth barrikadave në veri të vendit

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të shtunën ka thënë se tashmë janë bërë dy javë prej kur janë vendosur barrikadat në veri të vendit.

“KFOR-i gjithmonë është zotuar për ambient të qetë dhe të sigurt me vlerë kryesore lirinë e lëvizjes, të cilën e ka afirmuar që nga paslufta në Kosovë. Andaj dhe ne i kemi dhënë kohë KFOR-it pikërisht se liria e lëvizjes ka qenë vlera kryesore në Republikën e Kosovës nga pikëpamja e KFOR-it”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar së tashmë nuk e kemi lirinë e lëvizjes sepse janë 11 barrikada që nuk janë civile dhe sipas tij, nuk janë barrikada të francezve të vitit 1968 në Paris.

“Janë barrikada të njërëzve të uniformuar, të armatosur dhe të cilat janë të pikësynuara asisoj që më shumë kanë të bëjnë për të mbrojtur personin e uniformuar dhe të armatosur që të shtij mbi veturat që vijnë, sesa të lejojnë që të tejkalojnë lëvizjen e veturave nga ana tjetër e barrikadës”, ka theksuar Kurti.

Kryeministri Kurti ka potencuar se barrikadat në veri të vendit nuk janë barrikada civile  gjersa ka shtuar se shpreson që pas Krishtlindjeve të ketë një takim më komandantin e KFOR-it dhe të sqarohen rreth kësaj situate.

“Por kjo nuk mund të tolerohet dhe nuk mund të lejojmë që dhe javë të tjera të na kalojnë dhe të mos e kemi lirinë e lëvizjes”, ka thënë tutje Kurti.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika