Profesori amerikan: Vuçiq po i përdor komunat e veriut për ta minuar pavarësinë e Kosovës

Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është duke tentuar që përmes konfliktit në komunat me shumicë serbe, ta minojë pavarësinë e Kosovës

Alon Ben-Meir, profesor amerikan

Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, ka folur për qëllimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në lidhje veriun e Kosovës.

Ben-Meir, tha se presidenti Vuçiq është duke i përdorur komunat veriore të populluara me shumicë serbe, për ta minuar pavarësinë e Kosovës.

“Presidenti Vuçiq i Serbisë është i vendosur të minojë pavarësinë e Kosovës dhe ai përdor komunat e veriut të Kosovës të populluara nga serbët, ku ato kanë interesa kontradiktore për të arritur objektivin e tij”, ka thënë ai.

Barrikadat në veri të Kosovës, u vendosën me datën dhjetë dhjetor, si kundërshtim për arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës.

Pantiq ishte arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj anëtarëve dhe zyrës së KQZ-së në veri.

Këtë të hënë, janë bërë 17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika