Haxhiu për vettingun në polici: MPB-ja ka formuar grupin punues, po punon në koncept dokument

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vettingun do ta bëjnë edhe në polici, dhe bëri të ditur se për këtë Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar një grup punues

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë raportimit të saj në Komisionin Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit, ka thënë se vettingun do ta bëjnë edhe në polici dhe për këtë bëri të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar një grup punues.

Haxhiu ka deklaruar se amendamentet kushtetuese për vettingun janë të gatshme për t’i dërguar në Gjykatën Kushtetuese që të merret një opinion.

Kjo deklaratë e ministres së këtij dikasteri vjen pas kërkesës së deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, i cili ka kërkuar Vetting edhe për sistemin e sigurisë.

“Për pjesën e vettingut te policia, kjo proceduralisht është më e lehtë. Siç e dini në programin qeverisës e kemi edhe vettingun në polici, por në nivele më të larta dhe te institucionet më të ndjeshme. MPB ka formuar grupin punues dhe është duke punuar në koncept dokument. Por, arsyeja pse nuk kanë qenë në të njëjtën linjë me Ministrinë e Drejtësisë është për shkak të rrethanave në veri. Megjithatë, ata janë duke punuar në këtë proces, i cili është shumë më i lehtë proceduralisht sesa vettingu në drejtësi”, është shprehur Haxhiu.

Sipas saj, rekomandimet e Komisionit të Venecias për këtë proces janë pozitive.

“Ndonëse opinioni i Komisionit të Venecias nuk rekomandon 100 për qind atë që ka kërkuar Qeveria e Kosovës, pra vettingun e plotë të të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve përmes një mekanizmi të jashtëm, megjithatë konsiderojmë që rekomandimet janë mjaft pozitive dhe i japin dritë të gjelbër zhvillimit të procesit të vettingun në sistemin e drejtësisë”, shtoi ajo.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, pyeti nëse janë duke punuar në atë drejtim për të siguruar votat e deputetëve joshumicë për të votuar ndryshimet Kushtetuese.

Për këtë, Haxhiu ka theksuar se do të jetë goxha sfiduese, por që kërkoi ndihmën edhe të partive opozitare dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika