Prokuroria për vdekjen e 67-vjeçares në Dragash: Ajo më parë ishte viktimë e dhunës në familje

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se 67-vjeçarja, e cila u gjet e vdekur në Dragash të hënën, dyshohet se edhe më herët ka qenë viktimë e dhunës në familje. Aktakuza sipas Prokurorisë është ngritur kundër gruas së vëllait të viktimës dhe djalit të gruas së vëllait

Prokuroria Themelore në Prizren

67-vjeçarja, e cila u gjet e vdekur në fshatin Kuk të Dragashit në mëngjesin e së hënës, dyshohet se ka qenë edhe më parë viktimë e dhunës në familje.

Këtë për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prizren.

“Më datë 21.12.2022, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër gruas së vëllait të viktimës dhe djalit të gruas së vëllait, për veprën penale “Dhuna në familje”, përkatësisht për dhunë psikologjike ndaj viktimës, sepse viktima ka jetuar në shtëpinë e vëllait të saj”, thuhet në përgjigje.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

“Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës me urgjencë të dërgohet për kryerje të obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, sepse janë vërejtur disa shenja në trup. Pas raportit të IML-së, dhe konstatimit të tyre, do të veprohet më tutje. Po ashtu, prokurori ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore. Ndër të tjera, në rastin konkret, janë intervistuar anëtarët e familjes, me të cilët ka jetuar viktima. Rrjedhimisht, rasti është nën hetime”, thuhet tutje.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika