Shefi i mbrojtjes së Letonisë për sulmin në Veri: Qëllimi ishte t’i zvogëlojnë aktivitetet e paqeruajtësve

Më 25 dhjetor, ushtarët e kontingjentit letonez të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë u sulmuan gjatë patrullimit të tyre. Lidhur me këtë, Shefi i mbrojtjes së Letonisë, Leonid Kalnins ka thënë se pavarësisht incidentit, ushtarët letonezë do të vazhdojnë misionin e tyre

Pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë

Shefi i mbrojtjes së Letonisë, Leonid Kalnins, ka thënë se qëllimi i njerëzve që qëlluan ndaj trupave patrulluese letoneze ishte të zvogëlojnë aktivitetet e paqeruajtësve.

Në një intervistë për “Baltic Times”, Kalnins ka thënë se nuk beson se niveli i kërcënimeve ndaj paqeruajtësve letonezë është rritur gjersa theksoi se detyrat e tyre do të vazhdojnë të realizohen.

“Niveli i kërcënimeve me të cilat përballen ushtarët letonezë në Kosovë nuk është rritur shumë herë, por qëllimi i njerëzve që qëlluan ndaj trupave patrulluese letoneze ishte të zvogëlojnë aktivitetet e paqeruajtësve”, tha shefi i mbrojtjes së Letonisë, gjenerallejtënant Leonids Kalnins gjersa theksoi se “Pavarësisht incidentit, ushtarët letonezë do të vazhdojnë misionin e tyre, duke përfshirë patrullimin. Qëllimi ynë është të kryejmë detyrat tona në tërësi së bashku me aleatët tanë.”.

Krahas kësaj, Kalnins tha se qëllimi i gjuajtësve ishte të zvogëlonte aktivitetet letoneze midis Kosovës dhe Serbisë gjersa theksoi se detyra e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) është të zbusë tensionin në mes dy vendeve.

Më 25 dhjetor, ushtarët e kontingjentit letonez të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë u sulmuan gjatë patrullimit. Pas kthimit të tyre në bazë, u konstatua se asnjë nga dy makinat e patrullës nuk ishte dëmtuar.

Misioni Paqëruajtës i NATO-s në Kosovë ka konfirmuar se u qëllua me armë zjarri në afërsi të patrullës së saj në Zubin Potok. Në një përgjigje për Portali Dukagjini nga zyra për informim, thuhej se ngjarja ka ndodhur derisa ushtarët e KFOR-it ishin duke kryer detyrat e tyre.

Nga ky rast, nuk ka të lënduar dhe se po kontrollohen faktet.  Nga ta ishte sulmuar njësinë letoneze të KFOR-it.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika