VV-ja e konsideron “akt tradhtie” ndryshimin e masës nga paraburgimi, në arrest shtëpiak për Pantiqin

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, e ka konsideruar akt tradhtie ndryshimin e masës nga paraburgimi, në arrest shtëpiak për ish-policin serb, Dejan Pantiq

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka, e ka konsideruar akt tradhtie ndryshimin e masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak për ish-policin serb, Dejan Pantiq, i cili u arrestua në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, nga autoritetet kosovare nën dyshimin për sulme terroriste.

Avokati i Dejan Pantiqit, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

“Ky aktlirim është akt tradhti”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Pantiq, ish-polic i Kosovës, u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Arrestimi i Pantiqit nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas raportimit se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, është shprehur kureshtar se cili prokuror e ka shtruar këtë kërkesë dhe cili gjyqtar e ka aprovuar atë.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak, jam kureshtar se cili është ai prokuror që e bën kërkesë dhe cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”, është shprehur Kurti.

“Nuk e di çështjen gjyqësore procedurale të atij që është i pandehur dhe mbahet në Jarinjë për shkak se nuk mund të dënohej në burg zyrtar në qëndrim të paraburgimit, por njëkohësisht është i pandehur për terrorizëm. Ajo çfarë kam dëgjuar është se meqë ishte në grevë të urisë, dhe kishte probleme me zemër do të mund të dërgohej në spital që është e kuptueshme, a është e arsyeshme e vendos gjyqësori”, shtoi Kurti.

Gjyqtari Mentor Bajraktari, i cili vendosi për lirimin e Dejan Pantiqit nga paraburgimi, është emëruar të martën nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Mentor Bajraktari, me zyrtaren ligjore të kësaj gjykate Mirjetë Demiri, në çështjen penale ndaj të pandehurit, Dejan Pantiq, nga Mitrovica e Veriut, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, “Kryerja e veprës terroriste”, ka aprovuar aktvendimin për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e Arrestit Shtëpiak.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika