Çitaku kritikon ambasadorin e Kosovës që votoi në Francë

Ish-ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ambasadori i Kosovës në Francë, kishte dalë për të votuar në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratke të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ishte befasuar kur e kishte parë në lajme një fotografi të Ambasadorit Mehdi Halimit, duke votuar në zgjedhjet presidenciale të Francës.

Ajo kishte menduar se është Fake News, por pasi e kishte parë në llogarinë e tij në Facebook, thirrjen e ambasadorit për votim, e ka quajtur “Jodiplomatike dhe joprofesionale”, përmes një reagimi në llogarinë e saj në Facebook.

Çitaku ka thënë se dyshtetësia lejohet edhe në Kosovë edhe në Francë me Kushtetutë, por Ambasadori i Kosovës në Francë ka mision që ta përfaqësojë Kosovën, e jo të marrë pjesë në politikën e brendshme të shtetit, ku gjendet me mision diplomatik.

Mehdi Halimi, Ambasdor i Republikës së Kosovës në Francë

“Ambasadori ynë në Paris përfaqëson Republikën e Kosovës e jo shoqatë kulturore, dhe nuk ka asnjë lloj sensi që në mënyrë selektive t’i ndërrojë kapelat, një ditë qytetar i Francës, ditën tjetër Ambasador Fuqiplotë i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ish- ambasadorja Çitaku.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika