AGK: 2022-ta ishte vit sfidues për gazetarët, u raportuan mbi 30 raste të sulmeve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në prag të fillimit të Vitit të Ri ka rikujtuar se viti që do lëmë pas, ishte vit sfidues për gazetarët, pasi sipas tyre, u raportuan mbi 30 raste të sulmeve

Foto ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është shprehur mirënjohës ndaj të gjithë gazetarëve, foto-reporterëve e kameramanëve për punën e bërë përgjatë vitit 2022.

Përmes një komunikate për media, AGK ka thënë se falë raportimeve nga secili vend, qytetarët janë informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet.

“Falë raportimeve tuaja nga secili kënd i Republikës së Kosovës, qytetarët janë informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet nga greva, protesta e barrikadat, deri tek ngjarje që sollën ndjenjë kolektive gëzimi”, thuhet në deklaratën për media.

Po ashtu, sipas AGK-së, 2022-ta ka qenë një vit veçanërisht sfidues për sigurinë e gazetarëve, kameramanëve e foto-reporterëve, me mbi 30 raste të evidentuara sulmesh të formave të ndryshme.

“Falënderues dhe mirënjohës edhe për të gjithë kolegët që nuk ndaluan së raportuari edhe kur u tentuan të pengoheshin nga individë e grupe të caktuara të interesit”.

Ndryshe, këtë vit, sipas njofimit AGK-së i janë shtuar edhe 13 kolegë ukrainas që kanë gjetur në Kosovë strehë dhe mundësi të vazhdimit të punës.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika