Shala për vrasjet në Kosovë: Sistemi gjyqësor ka dështuar të japë dënime adekuate

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se gjyqësori ka dështuar të japë dënime adekuate ndaj shumë personave, të cilët kanë kryer vepra penale në Kosovë

Drizan Shala, njohes i sigurisë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se shpeshherë vrasjet në Kosovë po kryhen nga persona të cilët kanë të kaluar kriminale.

Në emisionin “Five”, ai e ka fajësuar KGJK-në dhe KPK-në për shqiptime të dënimeve joadekuate.

Po ashtu, ai ka thënë se personat të cilët kanë të kaluar kriminale, nuk do të duhej t’u lejohej veprimtaria e bizneseve private.

“Por në kontekst të saj, po ndodhin vrasjet, ku personat që po i kryejnë kanë të kaluar kriminale, kjo dëshmon që sistemi i brendshëm gjyqësor, prokurorial ka dështuar në aspektin e çështjeve dhe marrja vendimeve penale ndaj kryesve”, ka thënë ai.

“Kjo dëshmon faktin se KGJK dhe KPK të merren me një komision Ad-Hoc, të shihet se gjyqtarët e kanë shqiptuar një dënim adekuat sipas normativës në Kosovë. Njëkohësisht të lihet një person i tillë të ushtrojë veprimtari të tillë, duhet të nxjerrim disa norma të tjera juridike, personat që kanë precedent kriminal të mos u jepen e drejta fare për aktivitete të biznesve private”, ka vijuar ai.

Shala ka theksuar se në Policinë e Kosovës ka mungesë të policëve të rendit, të cilët sipas tij, do të ndihmonin në parandalimin e vrasjeve.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika