Në “Përroin e Zhazhës” largohen barrikadat e fundit

Janë larguar dy kamionët e fundit të cilët kanë qenë të vendosur në “Përroin e Zhazhës”. Trupat e KFOR-it me ndihmën e Policisë së Kosovës mbyllën rrugën Mitrovicë-Jarinjë për dy orë, për ta pasur më të lehtë largimin e barrikadave të djegura nga serbët

Barrikadat në “Përroin e Zhazhës”

Bllokuan fillimisht qarkullimin e veturave që të mos ja pengonin procesin.

Me të bërë këtë filluan punën që kamionët e djegur që kishin bllokuar rrugën alternative për në Zhazhë të Zveçanit të largoheshin nga rruga.

Për të ja lehtësuar punën vetës, larguan edhe dheun nga kamioni i djegur.

Barrikadat të cilat kanë bllokuar rrugën në “Përroin e Zhazhës” janë larguar një nga një nga KFOR

E për ta bërë edhe me të lehtë bartjen e këtij mjeti, pjesëtar të KFOR po kujdesën edhe të pastrojnë të mbeturat në kamion.

Në ndërkohë, me mjete pune po pastrojnë edhe rrugën pas largimit të njërit nga kamionët.

E krejt këtë proces po e vëzhgojnë edhe Policia e Kosovës.

Gjithë këtë aksion misioni paqeruajtës në Kosovë po e quan operacion inxhinierik.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rivendosur lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, kanë thënë nga KFOR-i.

Më të kryer gjysmën e punës, këto forca të sigurisë liruan njërën korsi të rrugës në mënyrë që veturat të qarkullonin.

Para dy ditëve ishin larguar edhe barrikadat e tjera të djegura të vendosura në “Kërshin e Dudës”, proces I cili zgjati mbi pesë orë.

Përveç këtyre barrikade, të tjerat u larguan nga vetë ata që i vendosën.

Këto barrikada që bllokonin rrugët në Kosovën veriore i vendosën bandat kriminale serbe të cilat kundërshtuan në këtë formë arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiq.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika