Sveçla: Sulmi ndaj 2 qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet në masën e plotë të ligjit

Ministri, Xhelal Sveçla ka thënë se sulmi ndaj 2 qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet në masën e plotë të ligjit

Xhelal Sveçal, Ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar plagosjen e dy qytetarëve të Kosovës, nga komuniteti serb në komunën e Shtërpcës .

Sveçla tha se sulmi ndaj 2 qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet në masën e plotë të ligjit.

Ai theksoi se Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin.

“Sulmi ndaj 2 qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet në masën e plotë të ligjit. Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin. Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika