KMDLNj fton të mos ndërhyhet në procedurat hetimore të plagosjes në Shtërpcë

Për plagosjen e dy personave në Shtërpcë të premten e 6 janarit, KMDLNj ka ftuar për pritje deri në përfundimin e hetimeve ndaj incidentit nga institucionet relevante dhe mos të ndërhyhet në këtë proces

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ)

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë, të premten e 6 janarit.

Sipas, KMLDNj-së, kjo plagosje është politizuar nga ana e palës shqiptare dhe serbe, duke reaguar dhe duke bërë supozime ende pa përfunduar procedurat hetimore nga institucionet e drejtësisë.

Në deklaratën për media thuhej se “Menjëherë pas këtij akti të rëndë erdhën reagimet e ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës që bënin gara se kush do të reagonte më ashpër dhe se kush do ta cilësonte këtë vepër më kriminale duke paragjykuar edhe motivin e plagosjes së dy të rinjve serbë, ende pa filluar hetimet e lëre më që ato të kishin përfunduar”.

“Në të njëjtën kohë pasuan edhe reagimet nga politikanët e Serbisë, duke filluar nga Aleksandar Vuçiq e deri te vajtuesi kujdestar për fatin e serbëve në Kosovë, Petar Petkoviq ndërkaq që popi Teodosije i vizitoi të plagosurit në Graçanicë duke ia dhënë një rend të reagimeve, në valle me politikanët”, thuhej tutje në deklaratën e KMDLNj-së.

Po ashtu në këtë deklaratë KMDLNj ka përgëzuar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë rreth arrestimit të personit të dyshuar për plagosjen e dy të rinjve.

Tutje Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Sh.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona janë plagosur.

“…njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 21 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhej në njoftim.

Pas identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë ishte pjesëtar i FSK-së.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika