Gjendet një 65-vjeçar pa shenje jete brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve, dyshohet të jetë vrarë

Për trupin e pajetë të 65-vjeçarit ishte raportuar rreth orës 14:35, të martën. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se lidhur me rastin, tashmë kanë nisur hetimet për vepren penale të vrasjes

Një 65-vjeçar dyshohet të jetë vrarë në Mitrovicë, të martën.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet për veprën penale të vrasjes.

“Vrasje / Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të  Shurdhërve në rrugën ‘Avni Shabani’ në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65-vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit, hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje. Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit, në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale ‘vrasje’”, ka thënë Zahiti.

Megjithëse Prokuroria ende nuk e ka cilësuar veprën penale, RTV Dukagjini merr vesh se sipas elementeve që janë gjetur në vendngjarje, dyshimet janë se është vdekje e dhunshme.

Fillimisht, lajmin për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

“Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ‘Evlia Qelebia’, brenda objektit të ‘shurdhmemecëve’ është gjendur pa shenja jete viktima i moshës 60-vjeçare”, ka thënë Zahiti.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika