Liberalizimi i vizave për Kosovën, në agjendën e Parlamentit Evropian

Të enjten e 12 janarit në Bruksel në rend dite do të jetë liberalizimi i vizave për Kosovën në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme. Aty pritet të votohet marrëveshja tripalëshe

Parlamenti Evropian

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë e kishte bërë të ditur eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, përmes një shkrimi në Twitter.

Reuten ka bërë thirrje që të votohet pro heqjes së vizave për kosovarët.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Evropian. Votoni në komision këtë të enjte”, shkroi Reuten.

Ndërkaq, presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultimet me vendet anëtare, lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe në këtë moment, ajo nuk dëshiron t’i paragjykojë se cilat do të jenë rezultatet e këtyre konsultimeve.

Këtë e ka thënë në Bruksel, ambasadori i Suedisë në BE, Lars Danielson, i cili personalisht ka nisur këto konsultime në cilësinë e kryesuesit të radhës së BE-së.

Danielson e ka thënë këtë në një takim me gazetarët e akredituar në Bruksel, të cilëve u ka shpalosur prioritetet që Suedia do t’i ketë gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së.

“Ne po konsultohemi me shumë shtete për të parë se si do të vendosim rreth kësaj kërkese. Kemi pesë vende që nuk e njohin Kosovën, dhe është e natyrshme që me to konsultohem së pari. Me disa, tashmë jam takuar dhe po vazhdojmë takimet”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi i përhershëm i Suedisë në BE ka thënë se vendimi se si të veprohet me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE është procedural, por edhe politik.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika