Kartoni i kuq i Joao Felix në debutim do t’i kushtojë Chelseas 2.4 milionë euro

Joao Felix do të humbasë ndeshjet kundër Crystal Palace, Liverpool dhe Fulham, pasi u përjashtua me karton të kuq direkt në debutimin e tij me Chelsean

Joao Felix dhe Kenny Tete shtrihet i lënduar pas një ndërhyrjeje që rezultoi në një karton të kuq gjatë ndeshjes së Premier League mes Fulham FC dhe Chelsea FC në Craven Cottage më 12 janar 2023 në Londër

Futbollisti portugez, Joao Felix, mori një karton të kuq për një ndërhyrje të dobët ndaj Kenny Tete në debutimin e tij me klubin Chelsea, në humbjen e tyre 2-1 ndaj Fulham.

Sulmuesi 23-vjeçar, bëri një ndërhyrje duke rrëshqitur me këmbë te mbrojtësi i djathtë, Kenny Tete, të cilin mund ta kishte lënë të lënduar rëndë, për këtë ai u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse gjyqtari David Coote u konsultua me VAR-in, nuk pati asnjë hezitim të përjashtonte Joao Felix -in me një të kuqe pas vetëm 58 minutash të debutimit të tij te Chelsea.

Chelsea ishte në barazim 1-1 pasi pranoi golin e parë, por humbi 2-1 në minutën e 73-të pas kartonit të kuq të Felix.

Ky largim do ta detyrojë lojtarin e huazuar nga Atletico Madrid t’i humbasë tri ndeshjet e ardhshme të Chelseat kundër Crystal Palace, Liverpool dhe Fulham. Kjo e lë jashtë për 30 ditë.

Daily Mail vlerëson se Chelsea ka investuar në total 23.6 milionë euro në operacionin Joao Felix, mes asaj që duhet t’i paguajë Atletico -s për huazimin e tij si dhe pagës së lojtarit.

Ndërkaq, gazeta raporton se kostoja e kartonit të kuq të Felix vlerësohet në 2.4 milionë euro, pasi çdo ndeshje që Joao Felix luan për skuadrën londineze vlerësohet në 804 mijë e 706 euro.

Ylli i ri portugez debutoi te Chelsea në huazim nga Atletico Madrid për katër muaj, por kjo shumë shpejt u reduktua në tre.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika