Rama pritet ta realizojë një bisedë telefonike me Zelensky-n

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, këtë të enjte raportohet se do të realizojë një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Diskutimi i tyre nga distanca vjen pasi para një dite u bënë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të enjte do të realizojë një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Këtë e ka bërë të ditur mediumi Euronews Albania, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me bisedimin e tyre nga distanca.

Më 12 janar, Shqipëria dhe Ukraina mbushën plot 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Një ditë më parë, përmes rrjeteve sociale, Rama ka njoftuar se do të hapet në Kiev ambasada shqiptare.

Kujtojmë se, Rama në vitin 2022, më 15 qershor, kishte vizituar Ukrainën së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ata kanë vizituar presidentin ukrainas, nga i cili edhe e kishin marrë ftesën për vizitë.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në të majtë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mes si dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovi, në Kiev më 15 qershor 2022.

Rama dhe Zelensky kishin mbajtur një konferencë të përbashkët për media në Kiev, nga e cila kryeministri shqiptar solli në vëmendje mosnjohjen e Kosovës nga ana e Ukrainës.

“Por ka edhe një vend të gjashtë (referuar Ballkanit Perëndimor), që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosova, e cila pavarësisht kësaj, po bën të njëjtën gjë me sanksionet dhe po jep mbështetjen e plotë për Kiev-in”, kishte theksuar fillimisht kryeministri shqiptar.

“Çfarë do të thotë kjo?”, kishte pyetur Rama.

“Që këtu jemi në një linjë të asaj çfarë ne përfaqësojmë. Sepse kjo është gjëja e duhur”, kishte shtuar ai.

Gjithashu, më 3 maj të vitit 2022, Zelenskyy u është drejtuar me një video-mesazh deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Në adresimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, kishte thënë se qëndrimi i Shqipërisë ndaj popullit të Ukrainës e bën atë ta kujtojë Nënë Terezën.

Zelenskyy i është drejtuar Shqipërisë në vazhdën e adresimeve që ai ka bërë që nga fillimi i luftës, nëpër parlamente të vendeve evropiane dhe vendeve të tjera aleate, të cilat e kanë përkrahur vendin e tij në përballjen me pushtimin rus, të nisur më 24 shkurt.

Ai fjalën e tij e kishte nisur me një urim për festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Ndërkaq, Zelenksy e kishte falënderuar Qeverinë shqiptare për mbështetjen dhe ndihmën e saj drejt Ukrainës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika