Hungaria do të votojë kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

“Prandaj, nëse votohet se a do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë kundër”, kështu ka deklaruar lidhur me Kosovën, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto

Ilustrim

Hungaria ka renovuar mbështetjen e saj për Serbinë në strategjinë e saj për të penguar ofertën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Këshillin e Evropës.

Hungaria njashtu ka paralajmëruar edhe rrëzimin e aplikimit nga ana e Kosovës për në BE.

Kështu ka bërë të ditur euronews, duke theksuar se një vendim i tillë vjen në një kohë më të zbutur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pranimi i parakohshëm i Kosovës nga entitete të ndryshme evropiane mund ta rrezikojë pajtimin”, ka thënë ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

Ndërsa, ka theksuar se nëse votohet për Kosovën si anëtare e Këshillit të Evropës, Qeveria hungareze do të jetë kundër.

“Prandaj, nëse votohet se a do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë kundër”, ka shtuar Szijjarto, në një takim në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë në Budapest.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika