Mehaj për Walker: Ishte ai që denoncoi gjenocidin serb në Kosovë dhe i tregoi botës për mizorinë që po ndodhte mbi popullin tonë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj për ish-ambasadorin, William Walker dhe për nderimin e tij me titullin "Doctor Honoris Causa" në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë ka thënë se "ish-ambasadori Walker ishte ai që denoncoi gjenocidin serb në Kosovë dhe i tregoi botës për mizorinë që po ndodhte mbi popullin tonë"

Pamje nga ceremonia në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ishte pjesëmarrës në ceremioninë e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ku u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” ish-ambasadorin, William Walker.

Ministri Mehaj ka thënë se këtë titull, “Walker e mori për kontributin e tij në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut”.

Foto e postuar në llogarinë e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj

Mehaj ka shtuar se ish-ambasadori Walker ishte ai që denoncoi gjenocidin serb në Kosovë dhe i tregoi botës për mizorinë që po ndodhte mbi popullin tonë.

“Në një ceremoni të veçantë Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa” ish-ambasadorin, William Walker. Këtë titull, z. Walker e mori për kontributin e tij në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ishte pikërisht ai që denoncoi gjenocidin serb në Kosovë dhe i tregoi botës për mizorinë që po ndodhte mbi popullin tonë. Kënaqësi të jem pjesëmarrës në ngjarje të tilla dhe mirënjohës përgjithmonë për kontributin e z. Walker”, ka shkruar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika