Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Gllaviqicë

Emblema e Policisë së Kosovës

Një aksident trafiku në mes të një veture dhe një autobusi ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, të hënën e 16 janarit.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime serioze dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal për trajtim mjekësor.

Lajmin për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:55, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika