Osmani takohet me Zelenskyn: OSBE mbështetë popullin ukrainas, do të vazhdojë nga afër ta vëzhgojë gjendjen

Gjatë kësaj të hëne, ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Në kuadër të vizitës së tij në Kiev, Kryesuesi i OSBE-së, njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai është shprehur i impresionuar me punën që po e bën, Zelenskyy, për të mbrojtur popullin e tij nga agresioni rus.

“Impresionuese sakrifica dhe angazhimi i Presidentit Zelensky për mbrojtjen e popullit ukrainas dhe guximi i tij në ballafaqimin me sfidat dhe pasojat e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës. I bëj thirrje Rusisë që menjëherë t’i japë fund agresionit”, ka shkruar Osmani.

Tutje, Osmani, ka shtuar se OSBE “mbështetë popullin ukrainas dhe do të vazhdojë nga afër ta vëzhgojë gjendjen”.

Pamje nga takimi

Mes tjerash Osmani ka theksuar se OSBE ka të gjithë mekanizmat dhe kapacitetin që t’u ndihmojë njerëzve nga zonat e përfshira në konflikt përmes punës në terren.

“Një nga hapat e para duhet të jetë kthimi i menjëhershëm i Misionit të OSBE-së në terren në Ukrainë”, ka thënë tutje Osmani.

Bujar Osmani viziton Kievin, pritet të takojë përfaqësues të lartë shtetëror të Ukrainës

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika