Mehaj: SHBA po vazhdon trajnimin e specialistëve për mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se po Kosova po vazhdon drejt sukseseve me partnerit strategjik, SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë duke u shtuar specialistët të mirëmbajtjes, të trajnuar dhe certifikuar për mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara nga instruktorët ushtarakë amerikanë.

Kështu ka bërë të ditur ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka thënë se po Kosova po vazhdon drejt sukseseve me partnerin strategjik, SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura.

“Në kuadër të bashkëpunimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Ushtrisë Amerikane nga Kampi Bondsteel, në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj, u realizua Kursi për Mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara – Armored Security Vehicle (ASV)”, shkroi Mehaj.

“Vazhdojmë drejt sukseseve të reja me partnerin tonë strategjik, SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura!”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika