Kurti për festimin e Xhakës: Nëse dikush e nderon Adem Jasharin, është mirë për mua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se festimi i Xhakës me fanellën “Jashari”, i ka pëlqyer

Granit Xhaka duke festuar me fanelën Jashari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar mënyrën e festimit të Granit Xhakës, pas fitores 3:2 ndaj Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës, e cila u mbajt në Katar.

Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka kishte festuar me fanellën e bashkëlojtarit të tij te Zvicra, Ardon Jashari.

Kjo mënyrë e festimit ishte ndërlidhur me komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Në intervistën e dhënë për gazetën zvicerane “Blick”, Kurti ka thënë se deklaratat kundër racizimit janë të drejta, dhe se nëse nderohet komandanti Adem Jashari, është mirë edhe për të.

“… Mendoj se deklaratat kundër racizmit janë të drejta dhe të rëndësishme. Dhe nëse dikush e nderon identitetin e Adem Jasharit, kjo, po ashtu, është mirë për mua”, ka thënë ai.

I pyetur se a ka ndonjë mesazh për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe të tjerët, Kurti u ka shprehur falënderime për frymëzimin e talentëve të rinj.

“Faleminderit që frymëzove kaq shumë talente të rinj për të luajtur futboll. Edhe në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika