Zelensky: Tragjedia me helikopterin e rrëzuar ishte si pasojë e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se rrëzimi i helikopterit ka qenë si pasojë e luftës Ndërsa, të enjten pritet të mbahet një takim mes ministrave të Mbrojtjes britanik, polak e baltik, për të rritur ndihmat ndaj Ukrainës

Ilustrim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se kanë nisur hetimet për t’i sqaruar rrethanat e fatkeqësisë së rrëzimit fatal të helikopterit jashtë Kievit, në qytetin e Brovaryt, ku mbetën të vdekur më shumë se 14 persona.

Ai ka theksuar se nuk ka “asnjë aksident në kohë lufte”, shkruan BBC.

Në mesin e personave të vdekur ka qenë edhe ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denis Monastyrsky.

Takimi që pritet të mbahet

Lidhur me këtë, ministrat e Mbrojtjes britanik e polak do të takohen me homologët e tyre nga shtetet baltike në Estoni, në një takim që pritet të mbahet të enjten e 19 janarit.

Ky takim vjen para një samiti që pritet të mbahet të premten, dhe The guardian thekson se bëhet për të ushtruar presion të mëtejshëm mbi Gjermaninë që ta ndihmojë Ukrainën me tanke.

Kushtet për ndihmë ndaj Ukrainës

Megjithatë, mëngjesin e të enjtes, është bërë e ditur se Gjermania do të dërgojë tanke në Ukrainë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Madje, këtë e ka theksuar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka theksuar kushtin që tanket amerikane duhet të dërgohen gjithashtu në Ukrainë.

Në zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë, mediat ndërkombëtare theksojnë se Zelensky ka rritur thirrjet që ushtria e Ukrainës të furnizohet me tanke të rënda dhe ka kërkuar nga aleatët perëndimorë zgjidhje më të shpejtë.

Ndaj kërkesës së Zelenskyt, vendet e NATO-s janë përgjigjur se do të sjellin armë të reja më të rënda për Ukrainën.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës mes 16 të vdekurve në rrëzimin e helikopterit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika