Konjufca takohet me Walker, e vlerëson kontributin e tij për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të enjten në takim ambasadorin amerikan, William Walker, të cilin e ka vlerësuar për angazhimin dhe kontributin e tij për Kosovën

Ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim të enjten e 19 janarit, ish-shefin e misionit të OSBE-së, ambasadorin amerikan, William Walker.

Konjufca e vlerësoi lart angazhimin e Walker për Kosovën, duke e quajtur atë “miku më i madh i Kosovës”.

“Është një kënaqësi e madhe për mua sa herë që takohem me ish-shefin e misionit të OSBE-së në vendin tonë, mikun e madh të Kosovës, ambasadorin amerikan, William Walker”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ndërsa, ka theksuar se Walker i ka treguar botës e Millosheviçit të vërtetë në sy, gjë të cilën e bëri kur Kosova po digjej flakë.

“Z. Walker, pa iu trembur syri i pati thënë Millosheviçit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë. Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për Masakrën e Raçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë”, ka vijuar Konjufca.

Ndër të tjera, në takim është diskutuar edhe për të arriturat në vend dhe zhvillimet aktuale.

“Sot e kujtuam një pjesë të së kaluarës, diskutuam edhe për të arriturat në vend dhe zhvillimet aktuale në vend, rajon e botë. Mirënjohës gjithmonë për z. Walker. Faleminderit”, ka përfunduar Konjufca.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika