Babai vëren se foshnja e tij është pa shenja jete, policia nis hetimet

Pas raportimit të babait të viktimës, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç'rast është konstatuar vdekja e viktimës. Ndërkaq, Policia e Kosovës ka nisur hetimet

Ilustrim

Është vërejtur pa shenja jete një foshnje në Vushtrri, orët e hershme të së enjtes.

Rastin në fjalë, Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.

“VDEKJE E DYSHIMTË/ Vushtrri 19.01.2023-05:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmiu i tij- foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Krahas kësaj, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika