Arrestohet Dani Alvez pasi dyshohet se sulmoi seksualisht një grua

Mbrojtësi 39-vjeçar, Dani Alvez, është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate në Bracelonë

Dani Alvez, futbollisti brazilian që luan si mbrojtës i djathtë

Futbollisti brazilian, Dani Alves është arrestuar mëngjesin e së premtes pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate në Barcelonë të Spanjës.

Policët spanjollë e ndaluan futbollistin dhe e dërguan në gjykatë për ta marrë në pyetje pas akuzës zyrtare të gruas, e cila ka pretenduar se sulmi ndodhi në një klub ikonik i quajtur “Sutton” në qytetin spanjoll.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës u dërgua në një stacion policie në lagjen Les Corts për të dhënë një deklaratë.

Futbollisti që tani është me skuadrën meksikane UNAM Pumas, pranoi se kishte qenë në klubin “Sutton” më 30 dhjetor, kur edhe ndodhi krimi i dyshuar seksual.

Por, ai ka deklaruar për pafajësinë e tij në një intervistë televizive spanjolle pasi një gjykatë konfirmoi se kishte hapur një hetim zyrtar, duke këmbëngulur: “Unë nuk e di se kush është kjo zonjë.

“Nuk ia di emrin, nuk e njoh, nuk e kam parë kurrë në jetën time”, ka shtuar ai, raporton The Sun.

39-vjeçari, i cili u bë braziliani më i vjetër që luajti në një Kupë Botërore të FIFA-s muajin e kaluar, kishte rregulluar intervistën e tij në polici përmes avokatëve, raportuan mediat lokale.

Raportet thanë gjithashtu se ai do të arrestohej dhe do të merrej shenja gishtash si pjesë e një procedure rutinë përpara se të merrej në pyetje dhe të dërgohej në gjykatë për të hetuar sulmin e dyshuar seksual.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika