Kurti dhe Osmani bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova: E kujtojmë atë për qëndrimin intelektual

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, kanë bërë homazhe te varri i tij

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, kanë bërë homazhe te varri i tij, të shtunën e 21 janarit.

Në përkujtimin e ish-presidentit Rugova, Kurti është shprehur se “e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore, për qasjen humaniste, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kombëtarizimin e rezistencës civile”, njofton Zyra e Kryeministrisë.

Kurti dhe Osmani duke bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova

“Bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosëm lule të freskëta dhe bëmë homazhe këtu në Prishtinë te varri i presidentit Ibrahim Rugova”, thuhet në deklaratën për media të kryeministrit Kurti.

Tutje në këtë deklaratë thuhet se “21 janari është ditë e ftohtë dhe është një ditë në të cilën teksa e përkujtojmë presidentin Ibrahim Rugova, e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore, për qasjen humaniste, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kombëtarizimin e rezistencës civile”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika