Zelensky dhe zonja e parë vendosin lule në memorialin e rrëzimit të helikopterit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenska bëjnë nderimet e tyre gjatë një ceremonie lamtumire të shtunën në Kiev. Foto: AP

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zonja e parë Olena Zelenska kanë vendosur lule në një përkujtimore për viktimat e rrëzimit të helikopterit të së mërkurës.

Të shtunën, banorët dhe personeli i forcave të sigurisë janë rreshtuar në rrugë ndërsa një kolonë mbante arkivole drejt shërbimit përkujtimor në Qendrën Kombëtare të Shtëpisë së Ukrainës në Kiev.

Pasi arkivolët ishin ngritur në disa shkallë, anëtarët ushtarakë i mbuluan me flamuj ukrainas.

Ushtarët ukrainas mbajnë flamurin e tyre kombëtar mbi arkivolin e ministrit të Brendshëm, Denys Monastyrsky gjatë një ceremonie lamtumire të shtunën në Kiev. Foto: AP

Të pranishëm në këtë ngjarje ishte dhe presidenti umkrainas, Volodymyr Zelensky dhe zonja e parë, Olena Zelenska, të cilët u pushtuan dukshëm nga emocionet teksa u përballën me arkivolet.

Presidenti dhe zonja e parë kanë vendosur lule në një arkivol të mbështjellë me flamurin ukrainas.

Helikopteri ishte duke transportuar ekipin drejtues të ministrisë së brendshme të Ukrainës kur u rrëzua pranë një blloku banimi në Brovary, një periferi e Kievit, duke vrarë të paktën 14 persona dhe duke plagosur 28 të tjerë, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika