UEFA ia vazhdon licencimin FFK-së, mbyllet procesi i auditimit

Federata e Futbollit e Kosovës( FFK) ka kaluar me shumë sukses një procesin e licencimit dhe auditimit nga Departamenti i Licencimit të UEFA-s

Ilustrim

Gjatë javës së kaluar, Federata e Futbollit e Kosovës( FFK) ka kaluar me shumë sukses një proces të rëndësishëm, atë të licencimit dhe auditimit nga Departamenti i Licencimit i UEFA-s.

Zyrtarët e UEFA-s qëndruan në Prishtinë nga e hëna deri të premten, duke elaboruar në mënyrë të hollësishme dokumentacionin e ofruar nga FFK-ja, për mënyrën e funksionimit të FFK-së.

Kësisoj, ata u ndanë shumë të kënaqur me progresin e bërë nga FFK-ja dhe kanë premtuar vazhdimin e përkrahjes së patjetërsueshme të UEFA-s, për zhvillimin e mëtejmë të FFK-së dhe futbollit kosovar.

Në këtë formë, zyrtarët e UEFA-s kanë konfirmuar vazhdimin e licencimit për FFK-në edhe për vitin vijues, shkruan FFK në faqen zyrtare.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika