Turbullirë të ujit në kanalin e Ibrit, KRU “Prishtina” tregon se ku dhe kur do të ketë reduktime

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e turbullirës së ujit në kanalin e Ibriz, qytetet si Drenasi, Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Prishtina do të kenë reduktime të ujit

Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit për shkak të vërshimeve, qytetet si Drenasi, Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Prishtina do të kenë reduktime të ujit.

Në qytetin e Drenasit, Kompania e Ujësjellësit ka njoftuar se të dielën e 22 janarit furnizohet me ujë nga ora 06:00 deri në ora 11:00. Pas kësaj ore, do të ketë akumulin për ta rikthyer më pas furnizimin.

“Pikat e larta në Drenas që nuk janë furnizuar me ujë nga sistemi i furnizimit, kanë autobotin (auto cisternën) si alternativë për situatën që po kalojmë”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

Sa i përket pikës në Shkabaj është jashtë funksionit, si pasojë Fushë Kosova me zonë industriale, lagjia “Kalabria” dhe Obiliqi janë duke u furnizuar me alternativa të tjera.

Si shkas i kësaj, nga ora 10:00 deri në 16:00 në këto zona do të ketë reduktim, e nga 16:00 deri në 20:00 do të ketë furnizim me ujë.

“Përderisa,  ITU Shkabaj është jashtë funksionit qytetet si: Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja ‘Kalabria’, Obiliqi po furnizohen nga alternativa tjera, respektivisht nga Impiantet e tjera. Për këtë do të kenë  reduktime të furnizimit me ujë në oraret e njëjta sikurse ditët e tjera, duke vazhduar edhe sot nga ora 10:00 dhe do të zgjasë deri në 16:00. Pastaj nga ora 16:00-20:00 kanë furnizim me ujë, për të vazhduar edhe ditën e nesërme me të njëjtin orar, vetëm se furnizimi për ditën e nesërme fillon në ora 05:00 në mëngjes. Për zonat e kryeqytetit, reduktime jemi shtrënguar të aplikojmë nga ora 23:00-5:00, përveç qendra e qytetit, QKUK, QKMF-të, Dardania”, theksohet në njoftimin e ujësjellësit “Prishtina”.

KRU Prishtina ka bërë të ditur se një situatë e tillë do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal, derisa ka theksuar se është e gatshme për të punuar me të gjitha potencialet teknike/operative.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika