Ismajli: Krerët e shtetit kanë filluar të rehatojnë familjarët e tyre në pozita të rëndësishme

Ish-kryetari i Shtimes, Naim Ismajli ka thënë se “krerët e shtetit tani kanë filluar të rehatojnë familjarët e tyre në pozita të rëndësishme për të menaxhuar dhjetëra miliona euro”

Ish-kryetar i Shtimes, Naim Ismajli

Ish-kryetari i Shtimes, Naim Ismajli ka thënë se pas kapjes së institucioneve me militantë partiakë, “krerët e shtetit tani kanë filluar të rehatojnë familjarët e tyre në pozita të rëndësishme për të menaxhuar dhjetëra miliona euro”.

“Venera Çerkini, tezakja e presidentes Vjosa Osmani, u emërua drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë, institucion në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga ministri Faton Peci, bashkëpartiak me Osmanin në listën Guxo”, ka shkruar Ismajli.

Sipas tij, Venera Çerkini do të menaxhojë 68.9 milionë euro, të cilat janë të planifikuara për grante dhe subvencione për të gjithë fermerët e Kosovës.

“Edhe pse gjatë procedurave të konkursit, familjarja e presidentes Osmani nuk u kualifikua as në listën e ngushtë nga vlerësuesit anglezë, ekspertë të pavarur të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ajo u emërua në këtë pozitë të lartë nga Qeveria e Kosovës”, ka shtuar ish-kryetari i Shtimes.

Tutje Ismajli ka theksuar se “ky emërim i tezakes së presidentes me kaq ngulm, edhe përkundër vlerësimit negativ të ekspertëve ndërkombëtarë, flet shumë për qëllimin e kapjes edhe të një institucioni të pavarur, por dhe për interesimin e presidentes Vjosa Osmani dhe të pushtetit aktual për të futur familjarët e tyre në menaxhimin e dhjetëra miliona eurove nga taksat e qytetarëve të Kosovës”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika