Gjendet i vdekur i dyshuari për sulmin masiv në Los Angeles

Policia e Kalifornisë ka identifikuar personin e armatosur të dyshuar për vrasjen e 10 personave në një studio vallëzimi pranë Los Angeles-it, 72 vjeçar, i cili më vonë u gjet i vdekur në një furgon të bardhë

FOTO: BBC

Policia amerikane ka identifikuar personin e armatosur që dyshohet se vrau 10 persona në një studio vallëzimi në Monterey Park në Los Angeles.

BBC raporton se i dyshuari 72-vjeçar u gjet i vdekur në një furgon të bardhë, ndërsa kishte kryer vrasje në një studio vallëzimi, ende pa u ditur motivi.

Dhjetë të tjerë janë të plagosur e shtatë prej tyre në spital, ku disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Festimet për Vitin e Ri Hënor ishin duke u zhvilluar në Monterey Park, i njohur për popullsinë e tij të madhe aziatike.

Të shtënat masive, një nga më vdekjeprurësit në historinë e Kalifornisë kanë ndodhur të shtunën në studion e njohur të kërcimit Star Ballroom në Monterey Park.

Shefi i policisë, Scott Wiese ka thënë se ajo që gjetën oficerët e tij ishte një “skenë kasaphane” dhe se oficerët e parë që arritën atje ishin disa nga më të rinjtë në skuadrën e tij, pasi sapo kishin përfunduar stërvitjen e tyre disa muaj më parë.

“Ata hasën në një skenë për të cilën asnjëri prej tyre nuk ishte përgatitur,” ka thënë ai.

“Kishte të plagosur brenda dhe të vdekur brenda. Oficerët e mi të rinj bënë punën e tyre.”

30 minuta pas krimit kishte mbërritur edhe një person tjetër i armatosur, por disa dëshmitarë ia hoqën armët, derisa i dyshuari u arratis.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika