Rohde: Pajtohem plotësisht me deklaratën e Cholletit që të ecet përpara me Asociacionin

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde është pajtuar me deklaratat e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet për të ecur përpara me diskutimet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është pajtuar me deklaratën e këshilltarit të lartë amerikan, Derek Chollet se duhet të ecet tutje në lidhje me diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Jam plotësisht dakord, është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka thënë Rohde.

Ndër të tjera, ai e ka mirëpritur pranimin e ftesës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, më 31 janar, për Asociacionin.

Ndryshe, të martën, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se kishte biseduar me Kurtin për këtë çështje të martën.

“Një temë kyçe ka qenë partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika