Rexhaj e Gashi përplasen për ambasadorin Martin Berishaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe analisti politik Astrit Gashi, kanë debatuar në lidhje me çështjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Arber Rexhaj, LVV dhe Astrit Gashi, Gazeta Blic

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe analisti politik Astrit Gashi, janë përplasur në lidhje me çështjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet për aferë korruptive.

I pyetur nga moderatori Ermal Panduri, se a do duhej të shkarkohej nga pozita e tij Martin Berishaj, deputeti Rexhaj tha shkurt Jo.

Rexhaj tha se çështja e Berishajt është duke u përdorur nga opozita ta sulmojë kryeministrin Albin Kurti dhe LVV-në.

“Gjithë ajo zhurmë e cila është kriju rreth Martin Berishës, nuk i besoja syve të mi në raport me deputetët opozitarë. Në një moment mu kriju ideja që kanë me djersitë me pyetje ambasadorin. Ndodhi e kundërta, pati përqafime të ngrohta mes tyre. Nuk ishte temë Martin Berisha, është problemi me Albinin dhe LVV-së”, ka thënë ai.

Atij i është kundërpërgjigjur Gashi i cili ka thënë se nuk është e rëndësishme çfarë mendon opozita, por sipas tij Berisha do duhej të shkarkohej për shkak se ka kallëzim penal në Kosovë si dhe është duke u hetuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

“Fakti që Berisha sipas Agjencisë për Korrupsion nuk e ka bërë deklarimin e duhur të pasurisë dhe as të bizneseve. A është e lidhur VV apo Kurti është çështje e diskutimeve partiake .Një parti në pushtet e cila bashkë me ne ka kërku që asnjë person që ka kallëzim penal të mos marrë pozitë udhëheqëse tash nuk po e shkarkon”, ka thënë ai.

“E dyta, kemi hetim dhe potencial me gjasë sipas shkrimeve të mediave dhe akuzë nga policia e Kosovës, ambasadori le që nuk paguante tatim për të hyrat në  firmën në Kosovë, s’po flasim a kanë lidhje këto para me Kurtin e LVV. Partitë politike i ndërlidhin por jo unë”, ka vijuar ai.

Gashi, i ka drejtuar një pyetje deputetit të LVV-së nga i cili ka kërkuar përgjigje me PO ose JO, se a duhet të shkarkohet Berishaj, meqenëse ka kallëzim penal si dhe është duke u hetuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Këtë përgjigje, Gashi nuk e morri nga Rexhaj.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika