Odesa shpallet zonë e rrezikuar e Trashëgimisë Botërore

Foto: BBC

Qendra historike e qytetit ukrainas të Odesas, është shpallur zonë e rrezikuar e Trashëgimisë Botërore nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNECSO).

Agjencia ka thënë se vendimi i saj e njeh “vlerën e jashtëzakonshme” të kësaj zone, raporton BBC.

Mirëpo Rusia e ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se është “i motivuar politikisht”.

E njohur si perla e Detit të Zi, Odesa është bombarduar disa herë nga Rusia, prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Vitin e kaluar, banorët kanë tentuar të mbrojnë monumentet e qytetit dhe disa ndërtesa, duke i mbuluar me thasë.

Duke folur pas votimit, shefja e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka thënë se shpallja e qytetit si zonë e Trashëgimisë Botërore është hap i rëndësishëm.

Ajo ka thënë se vendimi nënkupton që të gjitha vendet anëtare të konventës, përfshirë Rusinë, kanë obligim “që të mos e shkatërrojnë me qëllim” këtë zonë.

Disa pjesë të Odesas janë shpallur në listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik, çka do të thotë se UNESCO i jep qytetit qasje në ndihmë teknike dhe financiare.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se është “mirënjohës ndaj partnerëve që na kanë ndihmuar në mbrojtjen e kësaj perle nga sulmet e pushtuesit rus”.

Rusia, e cila ka tentuar vazhdimisht që të shtyjë votimin, e ka akuzuar Ukrainën për “shkatërrim” të monumenteve të veta.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika