Pretendimet për ikjen e Aulona Pelajt, Prokuroria pa informata, afër aktakuza

Avokati i familjës së gruas së moshuar që u sulmua fizikisht nga infermieret e shtepisë së pleqëve “Orenda” në Pejë ka hedhur poshtë pretendimet që e dyshuara kryesore, Aulona Pelaj ndodhet jashtë Kosovës. Këtë e ka mohuar avokati i kësaj të fundit ndërsa nga Prokuroria thonë se nuk kanë informacione që ajo është larguar nga Kosova, dhe se së shpejti pritet që të ngritet aktakuzë ndaj tyre

Shpërndarja e kësaj videoje në rrjete sociale, tronditi publikun në Kosovë e më gjerë.

Përveç revokimi të licensës për shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda” në Pejë, nën arrest fillimisht përfunduan edhe tri infermiere të përfshira në këtë rast. Të njëjtat u liruan falë një vendimi të Gjykatës Supreme, që ndërpreu masën e paraburgimit.

Por avokati i familjës së të dëmtuarës, Meshar Selimaj, ka ngritur dyshime se e dyshuara kryesore, Aulona Pelaj është larguar në drejtim të Gjermanisë.

Meshar Selimaj, avokati i familjës ka thënë se “Burime të pakonfirmuara kanë treguar se e njëjta është jashtë Kosovës. Në momentin që kërkohet prezenca e saj si subjekt në procedurën penale ku unë përfaqësoj palën e dëmtuar, atëherë ekzistojnë mekanizmat sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës që sigurojnë prezencën e saj në procedurë”.

Por, avokati që përfaqëson Aulona Pelaj një gjë të tillë e mohoi ndëmjet telefonit për televizionin.

Visar Berisha, avokat i Aulona Pelajt ka thënë se  “Nuk kam dëshirë të prononcohem për këtë çështje. Nuk ka shku në Gjermani, këtu është. Deklarata e avokatit të familjës nuk qëndron”.

Nëse Pelaj është larguar ose jo nga Kosova, nuk kanë informacione as në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi po ashtu bëri me dije që hetimet janë në fazën e fundit dhe pritet që së shpejtit të ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarave.

Në nëntor të vitit të kaluar në shtëpinë e pëlqeve në Pejë “Orenda”, ishte ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare nga një anëtare e stafit.

Videoja e publikuar në rjete sociale më 2 nëntor, kishte nxitur reagime të ashpra në publik, ndërsa përveç revokimit të licendsës për institucionin, licencat u ishin marrë edhe 4 infermiereve të përshira.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika