Hovenier: Jemi të përkushtuar t’i mbështesim mediat e pavarura dhe shoqërinë civile në Kosovë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se është i sigurt se bashkëpunimi dhe trajnimi i ndërsjellë do të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës, si dhe në suksesin e saj ekonomik

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në konferencën ndërkombëtare për siguri kibernetike “Cyber ZERO”, ka thënë se janë të përkushtuar që t’i mbështesin mediat e pavarura dhe shoqërinë civile.

Po ashtu, Hovenier ka theksuar se janë të përkushtuar që ta mbështesin Kosovën në shfrytëzimin e burimit të saj më të rëndësishëm – rininë e saj.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmuan në sponsorizimin e kësaj konference sepse jemi të përkushtuar të mbështesim mediat e pavarura si dhe shoqërinë civile, sepse ne e konsiderojmë lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes si e drejtë themelore, të nevojshme për të çuar përpara demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik”, ka thënë Hovenier në fjalimin e tij të shpërndarë nga ambasada amerikane.

“Jemi të përkushtuar të mbështesim Kosovën në shfrytëzimin e burimit të saj më të rëndësishëm – rininë e saj – dhe duke përfshirë ekspertizën e tyre në çështjet kibernetike. E di që shumë këtu identifikohen si ‘hakerë etikë’”, ka thënë tutje Hovenier.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë konferencës ndërkombëtare për siguri kibernetike “Cyber ZERO”

Po ashtu, ai iu është drejtuar të rinjve duke thënë se me vazhdimin e punës për të kërkuar dobësi mes institucioneve të medias, sipas tij, po krijohet ndihma në identifikimin e shkeljeve të mundshme të sigurisë dhe “po ndihmoni që këto organizata të forcojnë mbrojtjen e tyre në mënyrë që ky fluks informacioni të mbetet i sigurt”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Hovenier ka bërë të ditur se që nga shtatori, janë gjetur 57 dobësi të tjera, shumica e të cilave ishin kritike dhe mund të shfrytëzoheshin për të censuruar lirinë e fjalës.

Sipas tij, këto dobësi mund të rezultojnë në humbje të të dhënave, akses të paautorizuar, ekspozim të fjalëkalimeve dhe mosdisponueshmëri të informacionit për publikun.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se në emër të Ambasadës Amerikane, shpresojnë që konferenca e 28 janarit do të çojë në një bashkëpunim edhe më të madh mes sektorëve të IT, medias dhe shoqërisë civile.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika