Sonja Biserko: Vuçiq tashmë e ka pranuar propozimin evropiano-amerikan për Kosovën

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tashmë e ka pranuar propozimin evropian për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë

Presidenti serb. Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tashmë e ka pranuar propozimin evropian për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Milivoj Beslin, historian – janë nënshkrues të Apelit për pranimin e propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, i cili do të prezantohet të enjten para opinionit, shkruan Danas.

“Me nënshkrimin e propozimit evropiano-amerikan për Kosovën, fillon procesi që i hap perspektivën evropiane Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Sonja Biserko.

Ajo thotë se duhet të merren parasysh rrethanat në të cilat është ofruar ky propozim.

“Ndryshimet gjeostrategjike kanë vazhduar për një kohë të gjatë, por ato u bënë të dukshme me agresionin rus kundër Ukrainës. Falë Ukrainës, Kosova aktualizohet si një çështje e papërfunduar në oborrin e Evropës. Kjo më në fund, shpresoj, do ta konsolidojë gradualisht Ballkanin dhe Serbia më në fund do t’i njohë kufijtë e saj”, shtoi Biserko.

Biserko ka potencuar se të enjten presidenti Vuçiq do të deklarohet në kuvendin e Serbisë, lidhur me këtë propozim, që sipas saj “tashmë ai e ka pranuar”.

“Nuk pres ndonjë surprizë të madhe gjatë debatit në Kuvendin e Serbisë lidhur me propozimin që presidenti tashmë e ka pranuar. Ai tashmë e “përpunoi” anëtarësimin e tij kur kërcënoi se do të jepte dorëheqjen, që do të ishte fundi i SNS”.

Ajo beson se një pjesë e opozitës do të votojë kundër, me protesta të ashpra dhe duke akuzuar Vuçiqin për tradhti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika