Veliu – Kurtit: Je i paguximshëm dhe mashtrues – Nuk ndërhyre në veri kur të propozova

Agim Veliu nga radhët e LDK-së ka deklaruar se i kishte ofruar propozim kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ndërhynte në veri, por sipas tij ai nuk ka pasur guxim

Agim Veliu, LDK

Ish-ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti 1 dhe më pas në Qeverinë Hoti, Agim Veliu e ka cilësuar si të paguximshëm kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Agim Veliu, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se sa ishte ministër i Kurtit, i kishte propozuar atij që shteti të ndërhyjë në veri të Kosovës, por që sipas tij Kurti nuk ka pasur guxim për ta bërë një gjë të tillë.

Veliu e ka quajtur kryeministrin Kurti mashtrues, sepse sipas tij me veprimet e tij nuk e ka integruar veriun e Kosovës por e ka përkeqësuar gjendjen edhe më shumë.

“Kryeministri iu referua qeverisë Hoti në të cilën isha ministër, por harroi ta përmend që kam qenë ministër edhe në qeverisjen e Kurtit, ky e di shumë mirë që mua mendja nuk më ka shkuar të bëj ‘budallakina’ të tilla si po bën ky në veri, por kam punuar për integrim të veriut përnjëmend. Ky shumë mirë e di që i kam ofruar të ndërmarrin aksione të ndryshme në veri por nuk ka pasur guxim, i kam thënë se është mashtrues, është i paguximshëm nuk ka guxim, edhe sot ia them të njëjtat fjalë”, ka thënë ai.

Ky reagim i Veliut vjen pas deklaratës së Kurtit i cili tha se LDK-ja merr vendime vetëm kur rrezikohet pushteti i tyre.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika