Krerët e shtetit takojnë Blinken në ShBA, gjatë ceremonisë së varrimit të Albright

Të mërkurën gjatë ceremonisë së vorrimit të Madeleine Albright, krerët e shtetit janë takuar me Sekretarin Amerikan, Antony Blinken

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të martën kanë udhëtuar për në ShBA, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Madeleine Albright.

Ndërkaq, të mërkurën gjatë ceremonisë, krerët e shtetit janë takuar me Sekretarin Amerikan, Antony Blinken.

Vjosa Osmani, Albin Kurti, Antony Blinken

Ndryshe, më 23 mars të këtij viti, Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të ShBA-ve, kishte vdekur në moshën 84 vjeçare.

Madeleine Albright, first female US secretary of state, dies | Thai PBS World : The latest Thai news in English, News Headlines, World News and News Broadcasts in both Thai and English.
Madeleine Albright

Ajo ishte një figurë e rëndësishme në administratën e ish-presidentit, Bill Clinton.

Po ashtu ditë më parë, Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka qëndruar për një vizitë në Kosovë.

Pas takimit që kishte me Osmanin e Kurtin, ndër të tjera, ajo ka theksuar se këta të fundit nuk shprehën asnjë kusht për dialogun me Serbinë.

“Kuptimi i qartë që e kam nga ajo që të dytë, presidentja dhe kryeministri, më thanë është se ka gatishmëri për t’u angazhuar me seriozitet dhe kreativitet në dialog dhe nuk pati asnjë kusht që u shpreh për këtë”, ka thënë Donfried.

Ndër të tjera ajo kishte shprehur se Bashkimi Evropian duhet që ta ndihmojë Kosovën që të arrijë të dal nga “status quo” dhe të normalizoj raportet me Serbinë me njohje të ndërsjellë të të dyja vendeve.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika