KEDS konfirmon vdekjen e punëtorit në Pejë: Shkak nuk ka qenë shtylla elektrike

Një punëtor kishte vdekur të shtunën në fshatin Levoshë të Pejës, Policia e Kosovës ka thënë se ai kishte vdekur si pasojë e rrëzimit nga shtylla elektrike në të cilën ishte duke punuar. Por, KEDS ka konfirmuar vdekjen e punëtorit të tyre duke thënë se i njëjti ka pësuar sulm kardiak, dhe se nuk ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS)

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka konfirmuar vdekjen e një punëtori në Pejë, ku ishte raportuar nga Policia e Kosovës se gjatë ditës së shtunë ai ka vdekur si pasojë e rrëzimit nga një shtyllë elektrike.

“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, është shprehur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Por, sipas KEDS-it punëtori i tyre dyshohet se ka pësuar atak kardiak gjatë orarit të punës, dhe se nuk ka qenë duke punuar në shtyllë elektrike por duke ecur për të gjetur një prishje.

“Me keqardhje konfirmojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë, i cili dyshohet se ka pësuar atak kardiak gjatë orarit të punës. I ndjeri nuk ka qenë duke punuar në shtyllë elektrike por duke ecur për të gjetur një prishje”, kështu ka deklaruar Margarita Rashiti, nga KEDS-i, për Dukagjinin.

Po ashtu, Rashiti ka theksuar se linja në atë pjesë nuk ka qenë me tension, ndërkaq organet kompetente do të vazhdojnë me procedurat tjera.

Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Levoshë të komunës së Pejës, dhe se ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 12:00.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika