10 persona të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër

10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e disa ortekëve në qendra të skijimit në malet austriake dhe ato zvicerane

Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e disa ortekëve në malet austriake dhe ato zvicerane përgjatë fundjavës.

Turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania, kanë qenë në mesin e të vdekurve në disa qendra skijimi, shkruan BBC.

Autoritetet austriake kanë aktivizuar nivelin e katërt të ortekëve – i dyti për nga rreziku – pas reshjeve intensive dhe erës në disa zona.

Niveli i katërt i alarmit në Austri nënkupton se “mund të krijohen ortekë shumë të mëdhenj”.

Policia austriake njoftoi për pesë vdekje të dielën, duke përfshirë atë të një 59-vjeçari që po përdorte borëpastrues në rajonin perëndimor të Tirolit.

Ata gjetën gjithashtu trupat e një udhërrëfyesi skijimi në Sant Anton am Arlberg dhe një 62-vjeçari i cili po bënte ski në rrugë rreth majës së Hohe Aifner.

Të shtunën, një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, një shtetas kinez 32-vjeçar dhe një gjerman rreth të 50-ave për të cilët thuhej se të gjithë po bënin ski jashtë shtigjeve të përcaktuara të skive kur ranë ortekët – u gjetën të vdekur.

Në Zvicër, një grua 56-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar mbeten të vdekur gjithashtu nga bora e paqëndrueshme në kantonin juglindor të Graubuenden të shtunën në mëngjes.

Policia zvicerane ka deklaruar se një anëtar i tretë i grupit të tyre arriti të shpëtonte i padëmtuar.

Ortekët janë të zakonshëm në të dy vendet. Sipas agjencisë së lajmeve APA të Austrisë, vetëm të shtunën u raportuan 30 ortekë në rajonin e Tirolit – 11 prej tyre përfshinin njerëz.

Skijatorët pa përvojë këshillohen që të qëndrojnë në ambiente të hapura, ndërsa skijatorët me përvojë të qëndrojnë larg terreneve shumë të pjerrëta.

Pavarësisht paralajmërimeve, qendrat e skijimit në perëndim të Austrisë janë të mbushura, për shkak të pushimeve dimërore në shkollat e Vjenës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika