Tovërlani: Në Kosovë nuk ka akademi të futbollit

Analisti i rregullt në emisionin “Dueli Sportiv”, Afrim Tovërlani

Në emisionin “Dueli Sportiv” analisti i rregullt Afrim Tovërlani e ka lavdëruar projektin e Federatës së Futbollit të Kosovës për nisjen e Ligës U 21 që nga sezoni i ardhshëm, teksa përmendi se në Kosovë nuk ka akademi të futbollit – me kuptimin e plotë të fjalës.

Ai tha fillimisht se “më mirë është me investua 70 ose 80 mijë euro dhe e kryen kampionatit me ata U 21 për një vjet, se sa me inevestu në disa futbollista që kanë pasë kontrata nga 90 ose 100 mijë euro dhe nuk tregu asgjë”.

Ai po ashtu shtoi “unë mendoj që është vendim shumë i qëlluar. Qaq shumë kemi shkolla private, në Kosovë nuk ka akademi të futbollit, në Kosovë nuk ka të tilla. Ka kaq shumë shkolla private të futbollit që i mbajnë deri në junior”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diele, me fillim nga ora 22-00. Përveç diskutimeve për futbollin vendor, në vazhdim do të ketë edhe shumë gjëra tjera nga bota e sportit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika