Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar duhet të zbatohet

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se diskutimi ka qenë i përqendruar te plani evropian, kurse në lidhje me Asociacionin ka theksuar "se vlen rregulli që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen"

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier ka thënë se ka një qëndrim për gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin, por nuk ka deklaruar se cili është qëndrimi.

Në një deklaratë para gazetarëve, i pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai ka thënë se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.

“Vlen rregulli që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen”, ka thënë Lajçak.

Ai ka thënë se arsyeja pse ka ardhur në Kosovë për të mbajtur takim me kryeministrin  Kurti është çështja e planit evropian.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika