Dodi për tërmetin në Turqi: Nuk kam dëgjuar më herët për ndonjë tërmet kaq të madh në Evropë

Tërmeti që ndodhi gjatë kësaj të hëne në Turqi dhe Siri, ka shkaktuar shumë viktima dhe dëme materiale. Bruno Dodi, dëshmitari që ka përjetuar këtë tërmet, rrëfen më shumë rreth kësaj ngjarjeje

Bruno Dodi, dëshmitari që e ka përjetuar tërmetin e kësaj të hëne në Turqi, ka thënë se ishte një tërmet i fuqishëm.

“Jam 43 vjeç dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë ndonjë tërmet kaq të madh në këtë pjesë, në Ballkan ose në Evropë”, ka thënë Dodi.

Gjatë intervistës për emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, Dodi ka theksuar se kishte lëkundje të fuqishme tërmeti.

Ndërsa, kur u pyet për paralajmërimet e seizmologëve, Dodi ka shtuar se “Qeveria turke në ora 12 të drekës ka thënë që të mos qëndrojmë brenda”, ka thënë Dodi.

Ndërkaq, për mundësinë e të qenët të rrezikuar të shqiptarëve në atë zonë, ai ka thënë se nuk ka pasur kontakt me dikë e as me Ambasadën e Shqipërisë, për t’u sistemuar ose për t’u evakuuar.

“Kam pasur kontakte vetëm me kanale televizive dhe me një person nga Shoqata e Shqiptarëve në Prizren”, ka thënë Dodi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika